Ecofriend
ÇKA ËSHTË “EcoFriend”?

"EcoFriend" është një mekanizëm i themeluar nga OJQ "Green Art Center – Prishtina (GAC)", i cili synon të krijojë "Klube të Gjelbërta" brenda institucioneve arsimore publike, me qëllim që të promovojë edukimin mjedisor dhe aktivizmin qytetar. Në vitin 2014 fillimisht rrjeti EcoFriend dhe themelimi i Klubeve të Gjelbërta ka filluar të pilotohet në 10 shkolla të Komunës së Prishtinës, 3 të Komunës së Obiliqit dhe 2 të Komunës së Fushë Kosovës. Më tutje, deri më sot EcoFriend ka mundësuar zhvillimin e më shumë se 61 Klubeve të Gjelbërta në tërë Kosovën, duke siguruar gjithashtu edhe financimin e më shumë se 138 aktiviteteve në terren (punëtori, krijim i infrastrukturës për shkollat e tyre, akivitete artistike dhe promovuese në qendrat e qyteteve etj.)

1

ÇKA JANË “KLUBET E GJELBËRTA”?

2

Klubet e gjelbërta janë grupe vullnetarësh të formuara nga GAC në institucionet arsimore në Kosovë, të cilat kryesisht mirren me aktivitete që synojnë përmirësimin e gjendjes së ambientit në shkollat e tyre. Aktivitetet në fjalë përfshijnë pasurimin e sipërfaqeve të gjelbra në shkolla, krijimin e hapsirave të përdorshme për nevoja ditore (anekse ku vendosen ulësë, tavolina etj.), ngritje kapacitetesh të nxënësve për trajtimin e ambientit dhe mbi të gjitha aktivitete dhe punëtori profesionale dhe artistike që implementohen në terren me qëllim të ngritjes së vetëdijes qytetare në Kosovë për çështjet mjedisore.

SI GJENEROHEN TË HYRAT FINANCIARE PËR " EcoFriend "?

Të gjithë anëtarët dhe përkrahësit e rrjetit "EcoFriend" duke zbatuar konceptin e ndarjes së mbeturinave në hapsirat e tyre (ndarje e mbeturinave në mbeturina të riciklueshme dhe të tjera) krijojnë një sasi të caktuar të mbeturinave të riciklueshme, të cilat janë të deponuara në kontenierët për mbeturina të riciklueshme.

Këto mbeturina merren nga kompantë e kontraktuara nga “EcoFriend” të cilat mirren me procesimin dhe tregtimin e mbeturinave të riciklueshme të cilat për sasinë e marrur të mbeturinave të riciklueshme alokojnë shumën e caktuar të parave si donacion për "EcoFriend".

Komuniteti dhe mjedisi përfitojnë nga ky proces, meqë me zvogëlimin e sasisë së mbeturinave që përfundon në deponi, ulet niveli i ndotjes së mjedisit dhe njëherësh edhe obligimi financiar karshi deponisë (para këto të taksapaguesve).

SI MUND TË BËHESH PËRKRAHËS (I ÇERTIFIKUAR) NË " EcoFriend"?

3

Duke siguruar infrastrukturë për ndarje të mbeturinave (kosha të shenjëzuar, konteiner, shenja informuese, etj.) në hapësirat e institucionit/ndërmarrjes/kampusit tuaj dhe njëherësh duke udhëzuar punonjësit dhe akterët e tjerë që të praktikojnë ndarjen e mbeturinave konform udhëzimeve të doracakut "EcoFriend", ju do të arrini të ndani mbeturinat e riciklueshme nga mbeturinat e tjera.

4

Duke dhuruar këtë sasi të mbeturinave të riciklueshme tek kompania e kontraktuar nga “EcoFriend” e cila mbledhë mbeturinat e riciklueshme, ju kontribuoni drejtpërdrejt në të ardhurat financiare për “Klubet e gkelbërta” dhe rrjetin “EcoFriend”.

Të gjitha udhëzimet dhe aplikacionin për tu certifikuar si "EcoFriend" i gjeni në www.mjedisi.com si dhe mund të na kontaktoni në 038 220 439.

ÇKA PËRFITONI JU?
  1. Duke ndihmuar në fuqizimin e “EcoFriend”, ju do të jetoni në një mjedis më të pastër. Mbeturinat e riciklueshme të cilat do t’i nënshtrohen përpunimit dhe riciklimit nuk do të përfundojnë në deponitë e mbeturinave në Kosovë;
  2. Ju do të kontribuoni drejtpërdrejt në edukimin e brezave të rinj në Kosovë. Klubet e gjelbërta të cilat do të jenë të pranishme në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme në Kosovë (aktualisht 76 shkolla në Prishtinë, Gjilan, Obiliq, Fushë Kosovë) do të gjenerojnë të ardhura për të financuar aktivitetet e tyre mujore;
  3. Ju do të çertifikoheni me çertifikatën “EcoFriend”. Institucionet dhe kompanitë e çertifikuara me “EcoFriend” vlerësohen si përkrahës të komunitetit në Kosovë;
    5
  4. Institucionet dhe kompanitë e çertifikuara “EcoFriend” promovohen në të gjitha aktivitetet e klubeve të gjelbërta në Kosovë. Logot e mbështetësve të “EcoFriend” janë të pranishme në të gjitha materialet promovuese, hapësirat publike reklamuese, hapësirat mediale (të shkruara, elektronike dhe televizive), në publikimin mujor të aktiviteteve në gazetë, kronikën mujore në television kombëtar, platformën digjitale (mjedisi.com), etj. Njëherësh, në aktivitetet e përbashkëta të klubeve të gjelbërta në sheshet e qyteteve ju do të keni mundësinë të ekspozoni një kënd promovues tuajin (pa pagesë) ku do të promovoinë edhe institucionin/kompaninë dhe shërbimet tuaja pranë qytetarëve. Në veçanti në manifestimin vjetor të “EcoFriend” me 22 prill (ditën ndërkombëtare të Tokës) do të jeni pjesë e përhershme e panairit “EcoFriend”;
  5. Në bashkëpunim me GAC, ju do të mund të angazhoni klubet e gjelbërta për të pasuruar aktivitet tuaja promovuese dhe artistike, duke prezantuar punimet dhe instalacionet e klubeve të gjelbërta në aktivitet tuaja promocionale;
  6. Video spotet, përmbajtjet grafike, aplikacionet digjitale dhe fushatat të “EcoFriend” të cilat do të promovohen në publik, pjesërisht do të mund të realizohen në ambientet e institucionit/kompanisë tuaj;6
  7. Me zhvillimin dhe zgjerimin e pashmangshëm të komunitetit “EcoFriend”, prania juaj në opinionin publik do të rritet vazhdimisht;

 

  1. Ju do të mund të bëheni pjesë e projekteve të ndryshme që kanë për qëllim zhvillimin e institucioneve/kompanive në fushën e menaxhimit të mbeturinave, efiçiencës së energjisë dhe përmirësimit të prodhimit të implementuara nga organizatat vendore dhe ndërkombëtare që operojnë në Kosovë;
  2. Ju do të mund të jeni të pranishëm në të gjitha aktivitetet kyçe të “EcoFriend” të cilat manifestohen në sheshet e qyteteve kryesore të Kosovës (pa pagesë);
  3. Ju do të mund të shpërndani informacione të ndryshme përmes databazës së rrjetit “EcoFriend” dhe njëherish do të mund të përfitonit të dhëna përmes pyetësorëve të cilat vullnetarët e klubeve të gjebërta do të mund t’i siguronin gjatë aktiviteteve të tyre në terren.

7

Me përfshirjen tuaj në “EcoFriend” ju do të kontribuoni drejtpërdrejt në ngritjen e vetëdijes qytetare në vendin tonë karshi problematikave mjedisore. Gjithashtu, ju do të përkrahni drejtpërdrejt komunitetin dhe secilin nga ne, meqë “Klubet e Gjelbërta” përfaqësojnë rininë tonë. Ju do të pasuroni jetën e të rinjëve tanë dhe përditshmërinë e tyre, meqë duke kontribuar në “EcoFriend” ju i mundësoni nxënësve në mbarë Kosovën që të jenë aktiv me klubet e tyre.
Green Art Center – Prishtina (GAC) dhe të gjithë anëtarët e rrjetit “EcoFriend” shpresojnë se edhe ju do të investoni kohën dhe energjinë tuaj, për të na ndihmuar që ndarja e mbeturinave dhe mbështetja për klubet e gjelbërta të praktikohet edhe tek ju.

DropboxKliko ketu per te shkarkuar dokumentin