Lajme

GAC-konkurs-pune

Mundesi punesimi ne projektin: Implementimi i projektit per ndarjen e mbeturinave ne 8 komuna ne Kosove

Me rastin e implementimit te projektit “Implementation of the recycable waste project in 8 Municipalities in Kosova” (shqip: Implementimi i projektit per ndarjen e mbeturinave ne 8 komuna ne Kosove),

GREEN ART CENTER – PRISHTINA (GAC) SHPALLE KONKURS PER  VENDE TE LIRA PUNE 

ne pozitat:

 

1. Koordinator projekti (menaxher ne nivel komunal);

2. Ekspert teknik;

3. Koordinator te terrenit;

4. Trainer (trainer edukimi per ndarjen e mbeturinave);

5. Zyretar per marredhenie me publikun dhe rrjete sociale (mund te jete edhe kompani).

 

Projekti ne vehte do te kete te angazhuar deri ne 36 persona, per periudhe 5 mujore. Ne plotesimin i vendeve te lira per kete projekt, perparesi kane vullnetaret e angazhuar gjate aktiviteteve dhe projekteve te GAC, OSHC-ve te tjera si dhe kandidatet me deshmi per pune vullnetare. Te gjithe kandidatet duhet te dergojne CV-te e tyre (rekomandohet vendosja e linkut te profilit te tyre ne medie sociale, nese ka), me SUBJEKT ne EMAIL qe precizon njeren nga pozitat e lartcekura ne adresen : info@greenartcenter.org para dates 20/08/2017.

 

Per informata me te detajuara rreth projektit, vizitoni zyren me te afert te GAC ne qytetin tuaj.

Ndotja e ajrit, menaxhimi i mbeturinave dhe energjia efeciente ishin temat kryesore të Javës së Diplomacisë Klimatike 2017 në Kosovë

javaaa

Ndotja e ajrit, menaxhimi i mbeturinave dhe energjia efeciente ishin temat kryesore të Javës së Diplomacisë Klimatike 2017 në Kosovë, që u shënua nëpërmjet një serie ngjarjesh të organizuara nga Zyra e BE-së në Kosovë.

Kjo iniciativë mblodhi përfaqësuesit e shteteve anëtare të BE-së, shoqërinë civile dhe publikun e gjerë në Kosovë për të rritur ndërgjegjësimin mbi tema të ndryshimit të klimës nëpërmjet një aksioni të pastrimit, shfaqjes së filmave, garës për vizatim/video konkurs për studentët, ekspozitës dhe tryezave të rrumbullakëta.

Shefja e Zyrës së BE-së dhe përfaqësuesja e posaçme e BE-së, Natalia Apostolova gjatë fjalimit të saj në hapjen e kësaj jave theksoi se duhet ndërmarrë hapa konkret ndaj ndryshimeve klimatike. Ajo theksoi se emisionet e gazrave në shtetet e BE-së kanë shënuar rënie për 22 për qind që nga viti 1990 duke theksuar se është shënuar rritje në GDP-në e BE-së në 50 për qind.

“Kosova duhet ta ndjekë rrugën e njëjtë. Duhet t’i japë rëndësi të madhe sfidave të ardhshme në sektorin e mjedisit. Ne jemi të gatshëm t’i ndajmë njohuritë tona dhe kemi krijuar politika klimatike të gjera të bashkëpunimit me partnerët tanë të rëndësishëm në Kosovë. Sfidat klimatike dhe nevojat e mbrojtjes së mjedisit në Kosovë janë shumë të rëndësishme për BE-në”, tha Apostolova.

Ajo potencoi se gjatë periudhës 2007-2013 BE-ja ka investuar rreth 40 milionë euro në sektorin e mjedisit në Kosovë, përfshirë edhe objektet institucinale dhe investimet në infrastrukturë. Apostolova duke nënvizuar se janë shpenzuar rreth 20 milionë euro në efiçiencë të energjisë në 67 shkolla dhe 3 spitale në mbarë Kosovën bëri të ditur se gjatë periudhës 2018-2020, BE-ja planifikon të vazhdojë investimet në zhvillimin e infrastrukturës dhe shërbimeve në këtë sektor.

Ndërsa, ambasadorja e Gjermanisë në Kosovë, Angelika Viets duke theksuar se në BE ekziston një traditë për t’i promovuar anët negative të ndryshimeve klimatike tha se ndihet e lumtur që edhe Kosova do të jetë pjesë e kësaj përpjekjeje gjatë kësaj jave.

Mitrovica gjate gjithe javes ne aktivitet per Diten e Tokes

18157990_1285984528183494_8927684535782256902_n

Organizata Jo-Qeveritare Green Art Center – Prishtina (GAC), në partneritet me Komunën e Mitrovicës dhe organizatën gjermane Giz-SMS Projekt, janë duke zhvilluar aktivitete të ndryshme për shënimin e Ditës së Tokës.

Këto aktivitete vetëdijesuese po zhvillohen në kuadër të projektit “Ecofriend-Funksionalizimi i sistemit të ndarjes së mbeturinave të riciklueshme përmes zhvillimit të programit për edukim mjedisor në institucionet arsimore”, me synim rritjen e ndërgjegjësimit qytetar në mbrojtjen e mjedisit jetik.

Aktivitetet për shënimin e Ditës së Tokës nën moton “Çdo ditë është Dita e Tokës”, kanë nisur më 22 prill, ndërsa do të përcillen me aktivitete gjatë gjithë kësaj jave, ku hapësirat shkollore do të pasurohen me drunj dhe fidanë me qëllim përmirësimin e hapësirave të gjelbra në këto institucione dhe edukimin e të rinjve mbi rëndësinë e ruajtjes së gjelbërimit.

“Falë përkrahjes së organizatës gjermane GIZ dhe angazhimit të komunës së Mitrovicës, rreth 50 drunj dhe 200 fidanë do të mbillen në 15 institucione edukative. Të gjithë këta drunj dhe këta fidanë do të mbillen në bashkëpunim me anëtarët e Klubeve të Gjelbra të GAC-it, të cilët janë aktiv dhe funksionojnë në secilën shkollë”, thotë GAC.

Kjo OJQ thotë se përmes aktiviteteve të gjelbra gjithëpërfshirëse synohet krijimi i një kulture mjedisore tek gjeneratat e reja, të cilët tashmë në këtë komunë janë edhe përfaqësuesit e parë që kanë nisur programin e ndarjes së mbeturinave të riciklueshme në hapësirat shkollore.

Në javët në vijim parashihen të zhvillohen edhe aktivitete të tjera që adresojnë ruajtjen e mjedisit përmes aktivizmit qytetar.

Gjilani shenoi Diten e Tokes

18034002_1283403131774967_6032362086759444295_n

Krahas mbjelljes se fidaneve ne lokacione te ndryshme ne Kosove dhe aksione simbolike te pastrimit te organizuara nga klubet e gjelbra, Green Art Center-Prishtina ne bashkepunim me Komunen e Mitrovices dhe ate te Gjilanit, sot kane shenuar Diten e Tokes nepermjet aktiviteteve te shumta. Ne te dyja keto komuna, kjo dite u manifestua me aktivitete te shumta, nepermjet te cilave u percoll mesazhi per ruajtjen e mjedisit ku ne jetojme.

Ne Gjilan aktivitetet filluan me mbjelljen e fidaneve ne shkollen fillore “Zija Shemsiu”, ku pjesemarres ne kete aktivitet prezent ishte edhe nenkryetari i Komunes se Gjilanit Rexhep Kadriu, i cili tha se Gjilani gjithmone eshte perkundesur per ambientin e vet dhe kjo ka ndodhur fale perkushtimit te qytetareve ne mbrojtjen e tij.

Aktivitetet kane vazhduar me pas me hapjen e ekspozites se pregatitur nga nxenesit e shkolles se mesme te artit pamor ne Gjilan, e cila u realizua me mbeshtetjen e studenteve te Akademise Evolucion te cilet kane punuar veshje me materiale te perdorura, duke u munduar te percjellim mesazhin e shprehise se riciklimit respektivisht riperdorimit.

Kjo ekspozite mbeti e hapur gjate gjithe dites ku shume qytetare paten rastin ta shihnin nga afer. Gjate kohes sa mbeti ekspozita e hapur, nxenesit piktore te kesaj shkolle pikturuan piktura te ndryshme.

Aktivitetet u permbyllen me shperndarjen e certifikatave per nxenesit, si shenje mirenjohje per angazhimin dhe kontributin e tyre. Nderkohe, GAC-i edhe publikisht falenderon te gjithe nxenesit e shkollave fillore dhe te mesme te Gjilanit, te cilet njeherit jane edhe aktiviste te Klubeve te Gjelbera, per gadishmerine e tyre.

Edhe ne Mitrovice, dita u permbylle me aktivitetete shumta te se njejtes natyre, ku u percoll i njejti mesazh, se cdo dite duhet ta festojme si te ishte Dita e Tokes, nese duam te jetojme ne nje vend te paster dhe te sigurte.

Drejtoresha e ekzekutive e GAC-it Merlina Beu Mucaj, eshte shprehur e kenaqur me permbylljen e aktiviteteve ne Mitrovice, duke thene se gezohemi kur shohim se cdo dite e me shume po vetedijesohemi ne mbrojtjen dhe ruajtjen e mjedisit tone.

Keto aktivitete u realizuar fale perkrahjes se organizates qeveritare GIZ SMS program.

Në Mitrovicë e Gjilan nesër “Çdo ditë është Dita e Tokës”

environment

Green Art Center-Prishtina, me përkrahjen e organizatës qeveritare Giz-SMS program si dhe në bashkëpunim me Komunën e Mitrovicës dhe atë të Gjilanit, do të manifestojnë 22 Prillin, Ditën e Tokës, nëpërmjet aktiviteteve të ndryshme me karakter mjedisor.

Me moton “Çdo ditë është Dita e Tokës”, GAC-i ka nisur fushatën vetëdijesuese gjatë këtij muaji, për kujdesin që duhet treguar ndaj Tokës dhe degradimit që ne, si njerëz, ia bëjmë asaj.

Përfaqësues të GAC-it si dhe përfaqësues institucionalë të komunave Mitrovicë dhe Gjilan, duke e quajtur muajin prill si muajin e Tokës, kanë bërë përgatitje për ta shënuar këtë ditë sa më denjësisht nëpërmjet aktiviteteve të shumta. Në to do të jenë të përfshirë edhe vullnetarët e shkollave fillore dhe të mesme të klubeve të gjelbra si dhe studentët e Akademisë së Artit “Evolucion”, të cilët gjatë gjithë muajit kanë punuar punimet e tyre për të shënuar këtë ditë.

Ky bashkëpunim i OJQ-ve dhe institucioneve ka qenë i suksesshëm falë përkrahjes dhe mbështetjes së vazhdueshme të GIZ gjerman, të cilët janë gjithmonë të gatshëm të qëndrojnë prapa nismave që e ruajnë dhe e mbrojnë ambientin ku ne jetojmë dhe veprojmë

Edukimi i gjeneratave të reja për ruajtjen e mjedisit jetik është parakusht për një të ardhme të gjelbërt, thuhet në njoftimin për medie.

Përfaqësues të MMPH-së, GAC-it, nxënës e arsimtarë vizituan sot impiantet e kampit “Bondsteel” në Ferizaj

17424600_1254395324675748_7821690225616772810_n

Përfaqësues të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, përfaqësues të Green Art Center-Prishtina, zyrtarë dhe përfaqësues të tjerë të shoqërisë civile, sot vizituan impiantin për prodhimin e ujit te pijes dhe impiantin për trajtimin e ujerave te zeza në kampin “Bondsteel” në Ferizaj.

Ky delegacion i cili u përbë nga Fidan Bilalli, zyrtar nga Departamenti i Ujërave në kuadër të MMPH-së, Agron Shala nga laboratori i Ujit në Institutin Hidrometeorologjik të Kosovës, Andonita Buqinca dhe Jetlir Dermaku nga GAC-i, nxënësit anëtarë të Klubeve të Gjelbëra të GAC-it të shkollës fillore “Vezir Jashari” në Ferizaj të shoqëruar nga drejtoresha e shkollës dhe arsimtarët, u pritën nga Valdet Gashi, zyrtar për mbrojtjen e Mjedisit në kampin “Bondsteel” në Ferizaj.

Delegacioni pati rastin të shoh nga afër punën e dy impianteve që gjenden në këtë kamp, atë të prodhimit të ujit të pijes dhe atë të trajtimit të ujërave të zeza. Zotëri Gashi, shpjegoi para të pranishmëve për funksionimin e këtyre dy impianteve dhe efektivitetin që kanë, duke e cekur si nevojë të madhe për vendin tonë, ndërtimin e të tilla impianteve në më shumë qytete të Kosovës, pasi që e dimë se ujërat e zeza janë problem me të cilin gati se çdo komunë e këtij vendi ballafaqohet. Gashi më tutje tha se duke ditur rëndësinë e ujit për organizmin tonë dhe jetën tonë, zhvillimi i shoqërisë dhe shtetit bëhet duke inicuar dhe përkrahur projekte të tilla që kanë për synim mbrojtjen e mjedisit dhe resurseve ujore.

Në lidhje me këtë problematikë kanë folur edhe përfaqësues të tjerë, të cilët e quajtën nevojë të domosdoshme marrjen e masave në këtë drejtim. Mjaft të interesuar ishin edhe vullnetarët e Klubeve të Gjelbra, të cilët bënë pyetje të ndryshme, duke dashur të dinin se si funksionon ai gjigant që e bënë ujin të sigurtë për pije, në sa faza të përpunimit kalon uji, cilat janë metodat e përpunimit dhe se çfarë ndodhë me llumin e krijuar nga trajtimi i ujit.

Ndërkaq, kjo vizitë u cilësua se i është përshtatur shumë edhe zhvillimeve aktuale në sektorin e ujërave të zeza në Kosovë, ndërsa u tha se me ndihmën e donatorëve është në proces adresimi i zgjidhjes së problemit të trajtimit të ujërave të zeza. Tanimë në proces të ndërtimit të impianteve janë edhe Prizreni, Gjakova, Peja, Prishtina dhe Batllava.

Dita Botërore e Ujit, në Prishtinë pritet të shënohet me një numër të aktiviteteve të shumta

17352473_1251393514975929_1555936678537105585_n

Green Art Center-Prishtina në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, gjatë ditës së marte kanë bërë shpërndarjen e librit për ngjyrosje në cerdhet shtetërore të komunës së Prishtinës, për shënimin e 22 marsit, Ditës Botërore të Ujit.

Libri për ngjyrosje i cili është dizajnuar nga profesionistët e GAC-it dhe është punuar në bashkëpunim me MMPH-në, ka për qëllim që të përcjellë mesazh vetëdijesues tek fëmijët, në lidhje me ujin. Faqet e librit janë ilustruar me një kujdes të vecantë, duke dashur që nëpërmjet secilës faqe, të nxirret një mësim jetësor në lidhje me ujin.

Përpos aktivitetit të sotëm, GAC-i gjatë gjithë javës së kaluar ka pasur aktivitete të ndryshme nëpër disa komuna të Kosovës, aktivitete këto që kanë shfaqur një interes të jashtëzakonshëm të nxënësve për tu informuar sa më shumë në lidhje me ujin.

Ndërsa të mërkuren, GAC në bashkëpunim me MMPH-në, do të mbajnë ditën finalizuese të të gjitha aktiviteteve të mëparshme, që do të mbledhë fëmijë dhe nxënës nga gjithandej në sheshin e Prishtinës, për të ndjekur aktivitetet e organizuara.

Këto aktivitete fillimisht do të nisin në amfiteatrin e ish-pallatit të mediave “Rilindja”, ku kryeministri i vendit, ministri i MMPH-së dhe përfaqësues të tjerë, përfaqësues të ambasadës gjermane dhe zvicerane do të mbajën fjalë rasti, ndërkohë që në mesditë do të nisë pjesa e aktiviteteve në shesh, ku pritet që të marrin pjesë një numër i konsiderueshëm i fëmijëve.

Ndryshe, 22 marsi, qysh nga viti 1993, me rezolutë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, u shpallë dita botërore e ujit. Është manifestim që mbahet për cdo vit në të gjithë botën, duke u fokusuar në rëndësinë e qasjes në ujë të pastër. Dita Botërore e Ujit, gjithashtu ka për qëllim që të potencojë nevojën e ngritjes së kapaciteteve në infrastrukturën e ujit, pastërtinë dhe higjienen e tij. Kjo ditë botërore, përkrahet nga organizata, institucione, programe të ndryshme nga e mbarë bota, e në vecanti nga organizatat jo-qeveritare, të cilat bëjnë përpjekjen më të madhe që të adresojnë problemet dhe shkaktarët dhe kërkojnë për zgjidhje të tyre.

Edhe në Kosovë, organizatat jo-qeveritare përpiqen vazhdueshëm të avokojnë në ngjarje të ndryshme, e këtë e dëshmon edhe angazhimi i Green Art Center-Prishtina, e cila që nga viti 2013, vazhdimisht ka implementuar nisma dhe aktivitete të ndryshme për këtë qëllim. Pikërisht falë këtij përkushtimi, këtë vit fitoi besimin e MMPH-së, që të udhëheqë të gjitha aktivitetet për shënimin e 22 marsit, të cilat padyshim se janë cilësuar të suksesshme .

Gjilani sot qendër e aktiviteteve për shënimin e 22 marsit-Ditës Botërore të Ujit

17362592_10154575042738915_2762207037685305996_n

Green Art Center-Prishtina, në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapesinor si dhe me Kompaninë Regjionale të Ujit “Hidromorava”,sot në Gjilan mbajtën aktivitetin për shënimin e Ditës Botërore të Ujit-22 marsin.

Përfaqësues të GAC-it, MMPH-së si dhe KRU-së në Gjilan, mbajtën një mori aktivitetesh para anëtarëve të klubeve të gjelbëra, njëherit nxënës të shkollave fillore në komunën e Gjilanit. Nëpërmjet aktiviteteve të ndryshme atraktive, këtyre nxënësve iu dhanë njohuri të mjaftueshme në lidhje me kujdesin që duhet treguar ndaj ujit dhe rëndësinë e tij jetike për ne.

Kujtim Ahmeti, përfaqësues i KRU-së “Hidromorava” në Gjilan, mbajti një ligjëratë të shkurtër para nxënësve, duke i njoftuar ata në lidhje me prodhimin, konsumimin dhe kujdesin ndaj ujit në komunën e Gjilanit. Zotëri Ahmeti para nxënësve shpjegoi edhe burimet nga të cilat qyteti furnizohet me ujë dhe se sa ka kapacitete të ujit Gjilani.

Para nxënësve një prezantim të shkurtër pati edhe Andonita Buqinca, ekologe e Green Art Center-Prishtina, e cila në pika të shkurtëra informoi nxënësit se cfarë dobishë kemi nga uji, si duhet ta shfrytëzohme atë, si ta kursejmë dhe ta ruajmë që ta kemi në të ardhmen.

Gjithashtu, edhe doktoresha nga Qendra Rajonale e Shëndetit Publik, Ajhane Gashi, iu përgjigjë pyetjeve të shumta të anëtarëve të Klubeve të Gjelbëra, duke i treguar për cilësinë e ujit të rubinetit dhe për konsumimin e tij, pasiqë sipas doktoreshës, uji që vjenë në rubineta të qytetit të Gjilanit është i sigurtë për pirje.

Vlenë të theksohet se lë për tu habitur interesimi aq i madh i anëtarëve të Klubeve të Gjelbëra, të cilët gjatë gjithë kohës kanë qenë shumë interaktiv, duke u ndërlidhur me parafolësit dhe duke bërë pyetje të natyrave të ndryshme.

Ndryshe, Green Art Center-Prishtina, pas aktiviteteve të mbajtura në Mitrovicë dhe Prishtinë, sot ka përfunduar aktivitetin në Gjilan, ndërkohë mbetet të vazhdohet edhe me disa qytete tjera të Kosovës.

Sot në Prishtinë vazhduan aktivitetet e GAC-it dhe MMPH-së për shënimin e 22 marsit, Ditës Botërore të Ujit

17352056_1668555209828508_1633004183264120560_n

Green Art Center-Prishtina në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, sot kanë vazhduar vazhdën e aktiviteteve  për shënimin e 22 marsit – Dita Botërore e Ujit. Kjo fushatë vazhdoi sot me Prishtinën, ku u organizuan një sërë aktivitetesh simbolike, të cilat u mbajtën në SHFMU “Shkolla e Gjelbër”.

Aktivitetet filluan me një fjalë hyrëse të drejtoreshës ekzekutive të GAC-it Merlina Beu Muqaj dhe vazhduan më pas me një ligjëratë të përgatitur nga ekologia e GAC-it Andonita Buqinca.

Drejtoresha ekzekutive e GAC-it Merlina Beu Muqaj, ka njoftuar nxënësit për aktivitetet, të cilat bazohen pikërisht në kujdesin ndaj ujit dhe rëndësinë jetike që uji ka si për njerëzimin, poashtu edhe për bimët, kafshët, tokën dhe të gjithë planetin tonë.

I pranishëm ishte edhe Faton Isufi , inxhinier nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Prishtinë, i cili para nxënësve demonstroi praktikisht matjen e parametrave fiziko-kimik, biologjik dhe mikrobiologjik të ujit. Zotëri Isufi gjithashtu i ka informuar nxënësit në lidhje me rëndësinë e kujdesit të ujit, duke i bashkangjitur këtij informimi edhe mënyrën e monitorimit dhe analizat që kryhen në institut.

Pas përfundimit të pjesës së parë të aktivitetit, përfaqësuesit e Green Art Center-Prishtina, kanë shoqëruar nxënësit për në Institutin Hidrometeorologjik të Kosovës, ku janë pritur nga Agron Shala, përgjegjës i laboratorit të ujit. Zotëri Shala para nxënësve ka demonstruar marrjen e mostrave të ujit në teren, analizat e ujit që bëhen si dhe ka shpjeguar aparaturat moderne dhe mjaft të sofistikuara për matjen e parametrave fiziko-kimike të ujit.

Ajo cfarë vlenë të theksohet nga i gjithë ky aktivitet, është interesimi mjaft i madh i nxënësve në lidhje me temat e trajtuara, të cilët gjatë gjithë kohës kanë qenë shumë interaktiv duke dashur të dijnë gjithcka në lidhje me kujdesin që duhet treguar ndaj ujit.

Ndryshe, këto aktivitete kanë nisur dje në Mitrovice dhe do të vazhdojnë gjatë javës në disa qytete të Kosovës, në bashkëpunim të përfaqësuesve të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, përfaqësuesve të Green Art Center-Prishtina si dhe përfaqësuesve të komunave përkatëse.

Filluan aktivitetet e GAC-it dhe MMPH-së për shënimin e 22 marsit, Ditës Botërore të Ujit

17309677_1667564513260911_7595048375506809734_n

Green Art Center-Prishtina në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, që nga sot kanë nisur aktivitetet për shënimin e 22 marsit – Dita Botërore e Ujit.

Kjo fushate u nisë sot me Mitrovicën, ku u organizuan një sërë aktivitetesh simbolike me nxënësit e 15 shkollave fillore të Komunës së Mitrovicës.

Përfaqësuesit e Green Art Center-Prishtina, përfaqësuesit e ministrisë si dhe përfaqësuesit komunal, në bashkëpunim dhe koordinim me njëri-tjetrin, gjatë ditës së marte zhvilluan aktivitetet e parapara në Mitrovicë, me c’rast u përcjellë mesazhi i rëndësisë së ujit. Aktivitetet filluan me vizitën e bërë në laboratorin e Institutit të Shëndetit Publik në Mitrovicë, ku nxënësit patën rastin të shihnin nga afër punën që bëhet në laborator dhe të njiheshin me procedurat që ndiqen aty.

Një fjalë hyrëse para nxënësve mbajti drejtoresha ekzekutive e GAC-it Merlina Beu Mucaj, e cila tha se ndihet e lumtur kur sheh kaq shumë të rinjë që i bashkangjiten aktiviteteve të tilla dhe e kuptojnë se sa e rëndësishme është për ne, por edhe për të gjithë njerëzimin që të kenë ujë të bollshëm, të pastër dhe të mos përballen me krizat e mungesës së ujit, sic ndodhë në shumë vende të botës.

“Më vjenë mirë që shoh nxënës të rinjë me një vullnet kaq të madh që të marrin sa më shumë njohuri në lidhje me ujin të cilin e posedojmë dhe e konsumojmë. Më vjenë poashtu mirë kur shoh interesim nga këta nxënës, duke parashtruar pyetje të natyrave të ndryshme, mjaft të rëndësishme dhe me mjaft relevancë. Kjo tregon se gjeneratat e reja po i thejnë tabutë në vendin tonë dhe po vetëdijësohen për ruajtjen e pasurive natyrore që i ka vendi jonë, e që e dijmë se kemi zona të shumta ujore”, ka thënë Beu Muqaj.

Aktivitetet më tutje vazhduan edhe me mbajtjen e një ligjërate nga ekologia e GAC-it Andonita Buqinca si dhe me një prezantim eksperimental të përfaqësuesit të GAC-it Ilir Krasniqi. Gjithashtu para nxënësve mbajtën fjalim edhe përfaqësues të komunës.

Ndërkohë, këto aktivitete që filluan sot, do të vazhdojnë edhe në disa qytete të Kosovës, ku nesër përfaqësues të GAC-it, MMPH-së dhe përfaqësues të Komunës së Prishtinës, do të zhvillojnë ditën e aktiviteteve në  këtë komunë.

Green Art Center
Green Art Center added 4 new photos.Thursday, November 16th, 2017 at 9:59pm
Nisin takimet me qytetare neper komuna, me qellim informimin e tyre lidhur me planin e riorganizimit te pikave te grumbullimit ne zonat pilot te cilat parashihen te praktikojne ndarjen e mbeturinave te riciklueshme ne burim.Informimi i qytetareve permes diskutimeve publike ndihmon ne gjithperfshirjen e tyre ne zbatimin e skemave te reja per sa i perket modaliteteve te praktikave te gjelbra.
I jemi mirenjohes per bashkepunimin me grupet punuese ne komuna se bashku me kompanite publike, respektivisht ne Fushe Kosove per angazhimin e tyre ne te gjitha proceset vijuese.
Njeheresh falenderojme per perkrahjen e vazhdueshme te Giz-SMS project,per permiresimin e sistemit te menaxhimit te mbeturinave ne nivel lokal dhe qendror.
#Nvendtvet
2 2    View on Facebook
Green Art Center
Green Art Center shared Albena Reshitaj's post.Friday, November 10th, 2017 at 4:55am
6    View on Facebook
Green Art Center
Green Art Center added 27 new photos.Thursday, November 9th, 2017 at 9:42am
Mehmet Akif College, sot behet pjese e projektit "#Ecofriend" per ndarjen e mbeturinave te riciklueshme ne burim. Falenderojme Klubin "Delta" dhe gjithe nxenesit e kesaj shkolle, si dhe nje falenderim te veqant drejtorit te kesaj shkolle i cili me mikpritje te ngrohte na perkrahu dhe shprehu bashkpunim te ngushte ne kete proces.
#nVENDtVET
#GIZ #GAC
1 1    View on Facebook
Green Art Center
Green Art Center added 26 new photos.Tuesday, November 7th, 2017 at 6:37am
Percjellja e informatave tek qytetaret rreth procesit te ndarjes se mbeturinave te riciklueshme ne burim eshte i nevojshem per nje sistem i cili bazohet ne vullnetin e komunitetit.
Si nje dite aksioni e zakonshme ne GAC e me plot aktivitete ne terren,sot jane zhvilluar ligjerata ne disa shkolla te komunes se Gjakoves dhe Mitrovices, si dhe anketime me qytetaret se sa jane te kenaqur me sherbimin e grumbullimit te mbeturinave si dhe sa jane njoftuar dhe te gatshem te fillojne procesin e ndarjes se mbeturinave te riciklueshme ne burim.
#nVENDtVET #GIZ #GAC, Prishtina
   View on Facebook
Green Art Center
Green Art Center added 9 new photos.Tuesday, November 7th, 2017 at 2:53am
Faza e implementimit te projektit "ECOFRIEND" per trajtimin e ndarjes se mbeturinave ne burim fillon edhe ne ambasadat nderkombetare ne Kosove. Ambasada e Norvegjise, sot filloj ndarjen e mbeturinave te riciklueshme si shembull per tu pershendetur!
#n'VENDtVET
#Giz #Gac
   View on Facebook