Rreth GAC

gac

Green Art Center - Prishtina (GAC)

Green Art Center – Prishtina (GAC) është organizatë joqeveritare e themeluar në Kosovë e cila operon që nga viti 2013. GAC është e përkushtuar të punojë drejt ngritjes së vetëdijes qytetare për të vepruar për qëllimet e tyre dhe implementon projekte që kanë të bëjnë me mjedisin dhe problemet mjedisore në vendin tonë, gjithashtu GAC synon të shtynë përpara shoqërinë drejt zgjidhjes të problemeve duke stimuluar performancën e shoqërisë aktive të ketë një impakt pozitiv në mjedis dhe art.

Misioni i GAC është ngritja e vetëdijes qytetare për nevojat e shoqërisë tonë duke stimuluar ngritjen e standardit të jetesës, duke përmirësuar dhe mbrojtur mjedisin ku jetojmë dhe veprojmë përmes kreativitetit artistik dhe punës profesionale, gjithmonë duke përdorur metoda ekologjike.

Vizioni i GAC është që të bëhet një mekanizëm i rëndësishëm për ngritjen e vetëdijes qytetare dhe implementimin e projekteve që kanë të bëjnë me mjedisin dhe problemet mjedisore në vendin tonë, gjithashtu të jetë një faktorë i rëndësishëm rajonal i cili shtynë përpara shoqërinë drejt zgjidhjes të problemeve duke stimuluar performancën e shoqërisë aktive të ketë një impakt pozitiv në mjedis dhe art.

Për të arritur objektivat dhe vizionin e GAC, që nga viti 2013, Green Art Center-Prishtina ka implementuar mbi 18 projekte, ka implementuar aktivitete të shumta vullnetare si dhe ka inicuar dhjetra nisma qytetare ku kryesisht janë trajtuar problematikat mjedisore, edukative dhe nevojat e ndryshme të komuniteteve në Kosovë.

Menaxhimi i mbeturinave dhe nxitja e aktivizmit qytetar kanë qenë temat kryesore të cilat GAC i ka trajtuar në shumicën e projekteve të implementuara.

Strategjia e dizajnimit dhe implementimit të projekteve të GAC është pilotimi i projekteve modele, shtrirja e tyre në nivele lokale dhe më pas institucionalizimi i tyre në nivel vendi.

Për të fuqizuar aktivizmin qytetar drejt përmbushjes së detyrimeve të dala me Ligjin për Mbeturina të Republikës së Kosovës (Ligji Nr. 04/L-060) dhe në veçanti për të siguruar qëndrueshmëri të sistemit të edukimit në institucionet arsimore publike në Kosovë, GAC ka inicuar themelimin/rivitalizimin e “Klubeve të Gjelbëra” në mbarë Kosovën dhe gjithashtu për të siguruar një qëndrueshmëri të këtyre klubeve, kemi dizajnuar mekanizmin i cili do të financojë aktivitetet e klubeve, përkatësisht përmes rrjetit “EcoFriend” GAC synon të financojë të rinjtë e shkollave publike në Kosovë të cilët vullnetarisht kontribuojnë për komunitetin dhe mjedisin.

Objektivat e GAC janë:
  • Ngritja e kapaciteteve

  • Edukimi për art, dizajn dhe çështje mjedisore

  • Edukimi mjedisor

  • Trajnimi për dizajn ekologjik

  • Informimi publik dhe implementimi i projekteve

Regjistrohu si vullnetar

Nëse dëshironi të kontribuoni si vullnetarë në aktivitet që GAC organizon gjatë implementimit të projekteve të ndryshme, ju inkurajojmë të na shkruani në info@greenartcenter.org

më shumë

Ndihmo Edukimin Mjedisor

Edukimi Mjedisor është njëra nga objektivat kryesore për të cilat GAC është e angazhuar që nga themelimi i saj. Në rast se dëshironi të na ndihmoni me materiale të ndryshme didaktike, apo dëshironi të angazhoheni si profesionistë na shkruani në ecofriend@greenartcenter.or

më shumë

Donacion financiar për GAC

Reiffeisen Bank Kosovo, GREEN ART CENTER - PRISHTINA, konto: 1501001012006461, SWIFT code: RBKOXKPR,

Përshkrimi: Emri dhe Mbiemri i donatori, DONACION

më shumë